Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0 – 0, derbi mes Greqisë dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e katër në grupin C të Ligës së Kosovës.
Ndeshje ishte mjaftë dramatike me dy skuadrat që kërkonin golin qysh nga minuta e parë, shkruan portali arbresh.info.
Rasti më i mirë i vendasve ishte nga Bakasetas, që nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë fal intervenimit të mrekullueshëm të Aro Muric-it (19′).
Në minutat në vazhdim, Greqia arriti të shënojë, por u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Fundi i pjesës së parë dhe fillimi i pjesës së dytë u dominua nga “Dardanët” që sulmonin pa pushim, por nuk arritën të realizojnë.
Lirim Kastrati disa herë arriti që më shpejtësi të kalojë mbrojtjen vendase, por nuk ishte lojtari i fundit që të dërgojë topin në rrjetë.
Rast të artë kishte edhe Paqarada që gjuajti në mënyrën më të mirë, por në fund golin nuk e lejoi mbrojtësi kundërshtar.
Pas kësaj ndeshje, Kosova renditët në pozitën e tretë me dy pikë, derisa Greqia qëndron një pozitë me lartë me tetë pikë të tubuara./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...