Google ADS

Përfundon pa gola derbi i ‘zjarrtë’ mes Ballkanit dhe Feronikelit

17:54 | 3 Qershor 2020
Arbresh Info

Ka përfunduar pa gola derbi mes Ballkanit dhe Feronikelit, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, e cila u zhvillua në Suharekë.

Ndeshja ishte e baraspeshuar me raste të shumta, mirëpo pa gola, shkruan portali arbresh.info.

Në pjesën e parë skuadra mysafire ishte më e rrezikshme, ndërsa Harmon kishte disa raste të mira, por nuk arriti t’i konkretizojë.

Në minutën e 38-të trajneri i “Xhebrailave”, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të verdhë shkaku i protestave të shumta.

Kurse, në pjesën e dytë ndeshja ishte më e zbehtë, me vendasit që formuan disa aksioneve, por assesi nuk ia dolën të gjejnë rrugën drejt golit.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas dy jave në Drenas./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme