Chelsea ka arritur t’i shmanget në formë befasuese disfatës së parë sezonale duke shënuar golin e barazimit në minutat shtesë të ndeshjes kundër Manchester United pasditen e sotme (e shtunë).
“Blutë” kanë barazuar me rezultat 2 me 2 në takimin si nikoqir në Stamford Bridge në kuadër të xhiros së nëntë në Premierë Ligë kundër “Djajve të Kuq”, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse arritën të realizonin të parët duke zhbllokuar rezultatin qysh në minutën e 21′ të pjesës së parë përmes Antonio Rudiger që realizoi me kokë pas asistimit nga rivënie këndore nga Willian, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit të ri Maurizio Sarri nuk arriti të mbajë epërsinë gjatë.
Manchester United i Jose Mourinhos arriti fillimisht të barazojë rezultatin me anë të anësorit Anthony Martial në minutën e 55′ duke realizuar për 1 me 1 nga afërsia.
Sulmuesi francez shënoi edhe golin tjetër duke përmbysur rezultatin për 1 me 2 në minutën e 73′ pas asistimit nga Marcus Rashford.
Mirëpo, kur të gjithë mendonin se kishte përfunduar gjithçka në Stamford Bridge, “Blutë” shënuan golin e barazimit përmes mbrojtësit Antonio Rudiger (96+).
Më pas ndodhi edhe një zënkë menjëherë pas golit të barazimit me ç’rast portugezi Jose Mourinho humbi durimin duke u “përplasur” me një zyrtar të skuadrës nikoqire
Chelsea qëndron në krye të tabelës me 21 pikë, një më shumë se kampioni në fuqi Manchester City me një ndeshje më pak, ndërsa Manchester United qëndron në pozitën e tetë me 14 pikë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golat:
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...