Përfundon ndeshja Ukrainë – Maqedonia e Veriut

17:04 | 17 Qershor 2021
KRG

Sapo ka përfunduar ndeshja e kampionatit Evropian “Euro 2020”,  Ukrainës – Maqedonisë së Veriut.

Një ndeshje mjaft interesante, me shumë raste të krijuara dhe një  mbrojtje mjaftë e organizuar nga dy përfaqësuset.

Ndeshja ka përfunduar në favor të Ukrainës  me rezultat 2-1.

në minutën e 29-të ka shënuar Andriy Yarmolenko me asistimin e Alexander Karavaev kurse në minutën e 43-të ka shënuar Roman Yaremchuk me asistimin e Andriy Yarmolenko.

Pas këtyre dy golave, ka përfunaur pjesa e parë.

Kurse në pjesën e dytë, në minutën e 57-të, Ezgjan Alioski  ka humbur penaltinë, por e ka përmisuar gabimin pasiqë topi i është kthyer prapë lojtarit.

Poashtu ukrainasi Ruslan Malinovsk në minutën e 84 ka humbur penalltinë.

Darko Velkovski dhe Daniel Avramovski nga Maqedonia e Veriut, janë ndëshkuar me karton të verdhë, kurse nga Ukraina është ndëshkuar Mykola Shaparenko.

Ukraina gjendet në vendin e 3 te grupit C, kurse Maqedonia e Veriut në vendin e fundit. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme