Përfundon ndeshja, Spanja e mposht Italinë pas 37 ndeshje pa humbje

22:47 | 6 Tetor 2021
KRG

Sapo ka përfunduar ndeshja  mes Italisë dhe Spanjës,  e cila është në kuadër të gjysmë finales së Ligës së Kombeve.

Në pjesën e parë, spanjollët kanë gjetur rrjetën e golit qysh nga minuta e 17-të, ku golashënues ishte Ferran Torres, i  cili u asistua nga Mikel Oyarabal.

Italianët gjatë tërë pjesës së parë ka qenë më e rrezikshme duke krijuar shumë raste por  nuk ka mundur të shënoj ndonjë gol.

Në minutën e 30-të, Leonardo Bonucci është ndëshkuar me karton të verdhë, kurse në minutën e 42-të Bonucci bëri një ndërhyrje  mjaftë të rrezikshme me bërryl, andaj gjyqtari pas konsultimit me sistemin VAR, e ndëshkoj atë me karton të kuq.

Spanjollët e shfrytëzuan rastin e mungesës së një lojtarit të Italisë dhe ne minutën e fundit shtesë, shënojë golin e dytë  duke e dyfishuar epërsinë.

Golashënues ishte Ferran Torres i cili u asistua nga Mikel Oyarazabal.

Pjesa e parë e ndeshjen ka përfunduar në favor të Spanjës me rezultat 0-2.

Lexo edhe :

Spanja në epërsi kundër Italisë

Gjatë pjesës së dytë, italianët janë munduar disa herë të gjejnë golin.

Në minutën e 65-të  është ndëshkuar me karton të verdhë spanjolli Pablo Sarabia, në minutën e 71-të është ndëshkuar me të verdhë Yeremi Pino.

Kurse nga italianët, është ndëshkuar me karton, Moise Locatelli.

Italianët kanë gjetur rrejtën e spanjollëve në minutën e  83-të, ku golashënues ishte Lorenzo Pellegrini i cili u asistua nga Federcio Chiesa.

Italianët me këtë gol kanë ngushtuar epërsinë e spanjollëve, por  ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për ta barazuar rezultat dhe të vazhdojë ndeshja në vazhdime.

Lexo edhe :

Italia ngushton epërsinë

Andaj, ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-2 në favor të Spanjës e cila kalon në finale në Ligën e Kombeve ku do të pret fituesin e  ndeshjes mes Francës dhe Belgjikës e cila do të zhvillohet nesër. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme