Sapo ka përfunduar ndeshja mes Italisë dhe Spanjës, e cila është në kuadër të gjysmë finales së Ligës së Kombeve.
Në pjesën e parë, spanjollët kanë gjetur rrjetën e golit qysh nga minuta e 17-të, ku golashënues ishte Ferran Torres, i cili u asistua nga Mikel Oyarabal.
Italianët gjatë tërë pjesës së parë ka qenë më e rrezikshme duke krijuar shumë raste por nuk ka mundur të shënoj ndonjë gol.
Në minutën e 30-të, Leonardo Bonucci është ndëshkuar me karton të verdhë, kurse në minutën e 42-të Bonucci bëri një ndërhyrje mjaftë të rrezikshme me bërryl, andaj gjyqtari pas konsultimit me sistemin VAR, e ndëshkoj atë me karton të kuq.
Spanjollët e shfrytëzuan rastin e mungesës së një lojtarit të Italisë dhe ne minutën e fundit shtesë, shënojë golin e dytë duke e dyfishuar epërsinë.
Golashënues ishte Ferran Torres i cili u asistua nga Mikel Oyarazabal.
Pjesa e parë e ndeshjen ka përfunduar në favor të Spanjës me rezultat 0-2.
Lexo edhe :
Gjatë pjesës së dytë, italianët janë munduar disa herë të gjejnë golin.
Në minutën e 65-të është ndëshkuar me karton të verdhë spanjolli Pablo Sarabia, në minutën e 71-të është ndëshkuar me të verdhë Yeremi Pino.
Kurse nga italianët, është ndëshkuar me karton, Moise Locatelli.
Italianët kanë gjetur rrejtën e spanjollëve në minutën e 83-të, ku golashënues ishte Lorenzo Pellegrini i cili u asistua nga Federcio Chiesa.
Italianët me këtë gol kanë ngushtuar epërsinë e spanjollëve, por ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për ta barazuar rezultat dhe të vazhdojë ndeshja në vazhdime.
Lexo edhe :
Andaj, ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-2 në favor të Spanjës e cila kalon në finale në Ligën e Kombeve ku do të pret fituesin e ndeshjes mes Francës dhe Belgjikës e cila do të zhvillohet nesër. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...