Tashmë ka përfunduar ndeshja madhështore e finales së Conference League mes AS Romës dhe Feyenoordit.
Kjo finalja është zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndërsa është shoqëruar me shumë shfaqje dhe lojëra të ndryshme dy ditë para se të zhvillohet ndeshja.
Në minutën e 17-të skuadrës së Jose Mourinho i është obliguar një zëvendësim pas një lëndimi të Sergio Oliveira, transmeton arbresh.info.
Goli i vetëm në këtë finale është shënuar në minutën e 32-të, ku autor i golit ishte Nicolo Zaniolo i cili u asistua nga Gianluca Mancini.
Lexo edhe:
Gjatë ndeshjes, gjyqtar ka ndëshkuar katër lojtarë më kartona të verdhë, ku tre prej tyre ishin nga skuadra e AS Romës (Nicola Zaleëski,Lorenzo Pellegrini dheRui Patricio), ndërsa nga ana e Feyenoordit është ndëshkuar Gernot Trauner.
Trofeu i fundit i Romës ishte në sezonin 2007-08, kur fitoi Kupën e Italisë. Ata kanë fituar dy trofe evropianë në historinë e tyre – Kupën e Panairit Ndër-Qytetesh në 1960-61 dhe Kupën Anglo-Italiane në 1972. . /arbresh.info/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...