Google ADS

Përfundon ndeshja Prishtina – Inter d’Escaldes

21:58 | 25 Qershor 2021
KRG

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Inter d’Escales.

Një ndeshje e dominuar plotësisht nga Kryeqytetasit.

Në minutën e 6-të është ndëshkuar më karton të verdhë lojtari Leotrim Bekteshi, kurse në minutën e 35-të është ndëshkuar lojtar kundërshtarë Gerar Artligas.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 45-të, ku golashënues ishte Endrit Krasniqi.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të Prishtinës.

Prishtina ka shënuar golin e dytë në minutën e 58-të  dhe golashënues ishte përsëri Endrit Krasniqi me një goditje  e cila ishte “një bombë e vërtetë”.

Gauthier Mankenda i cili është lojtar i bardhëkaltërve është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 77-të.

Një fitore spektakolare e Prishtinës, kampioni i Kosovës tashmë kalon në raundin e parë të Ligës së Kampionëve./arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme