Kombëtarja e Kosovës, sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore si mysafir të Kombëtares së Norvegjisë në Oslo.
“Dardanët” pësuan humbje të thellë nga “Vikingët” me rezultat 3-0, shkruan Arbresh.info.
Golat në këtë ndeshje i shënoi, makineria Erling Haaland i cili shkundi rrjetën në minutat 15’ 70’ dhe 75’.
Kosova kishte disa raste të bukura, mirëpo nuk arritën t’i finalizojnë ato.
Në minutën e 35-të, Valon Berisha u detyrua të largohet nga fusha pas pësimit të një lëndimi, duke u zëvendësuar nga Albion Rrahmani.
Kurse e njëjta gjë ndodhi edhe më Elbasan Rashani i cili u zëvendësua në minutën e 40-të nga Bernard Berisha.
Në minutën e 46-të, Blendi Idrizi lëshoi fushën duke i dhënë hapësirë Lumbardh Dellovës, kurse Liridon Emërllahu u zëvendësua në minutën e 78-të nga Art Smakaj, në të njëjtën kohë, Fidan Aliti liroj fushën për Ilir Krasniqin.
Me këto zëvendësime, selektori i Kosovës, Franco Foda rifreskojë formacionin, mirëpo nuk pati sukses që të arrij ndonjë ndryshim të rezultat.
Ndeshja miqësore mes Norvegjisë dhe Kosovës u mbyll me rezultat 3-0. /Arbresh.info
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj