Manchester United ka fituar me shumë mund ndaj Leeds United me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Pas 34 minutash lojë, Harry Maguire përfitoi nga një harkim nga këndi prej Luk Shaw, për të shënuar me kokë për 1-0.
Goli i dytë nuk vonoi shumë për mysafirët dhe u shënua nga Bruno Fernandes në minutat shtesë nga asistimi i Jadon Sanchos.
Pjesa e dytë filloi edhe më furishëm, pasi vendasit shënuan dy gola për një minutë.
Fillimisht, në minutën e 53-të, Rodrigoi pranoi një asistim nga Junior Firpo, për të realizuar për 1-0.
Raphinha në minutën e 54-të, u asistua nga Daniel James, për të shënuar për 2-2, duke hapur kështu sfidën edhe më shumë.
Mirëpo, fitoren e Unitedit e vulosi Fred, që realizoi në minutën e 70-të, me një asistim të Jadon Sanchos.
Deri në fund, Unitedi ia doli të shënonte edhe golin e katër me anë të Elangas në minutën e 88-të.
Pas javës së 26-të, Manchester United gjendet në vendin e katërt me 46 pikë, derisa në Xhiron e 27-të do të kenë punë me Watfordin.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi