Google ADS

Përfundon ndeshja, humbja e parë e Napolit në Serie A

20:09 | 21 Nëntor 2021
KRG

Sapo ka përfunduar ndeshja mes Interit dhe Napolit, kjo ndeshje e cila është në kuadër të Serie A.

Golin e parë e shënuan mysafiret, ku autor i golit ishte Zielinski i cili gjeti rrjetën e nikoqirëve në minutën e 17-të.

Ndërsa në minutën e 25-të është akorduar një penallti në favor të Interit.

Calhanoglu ishte lojtari i cili e ekzekutoi penalltinë, ku edhe është treguar i saktë, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, Perisic shënojë gol duke i dhënë epërsinë Interit.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të vendaseve.

Në minutën e 61-të Lautaro Martinez shënojë një gol spektakularë, ku e bëri rezultatin 3-1 për Interin.

Ndërsa në minutën e 79-të, Napoli ngushton epërsinë me golin e Mertens, por kjo nuk mjaftojë ta fitojë ndeshjen.

Pas kësaj ndeshje, Napoli mbetet në krye të tabelës me 32 pikë, ndërsa Interi në vendin tretë me 28 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme