Më në fund Roma i është rikthyer fitoreve.
Roma e ka mposhtur Genoan në javën e 16-të në Serie A me rezultat, 3:2.
Mysafirët kaluan në epërsi fillimisht me anë të Krzysztof Piatek, që realizoi gol në minutën e 17’, ndërsa romakët e barazuan rezultatin me anë të Federico Fazio (31’), raporton “lajmi.net”.
Genoa e riktheu epërsinë me anë të Hiljemark (33’), por që Roma e barazoi përsëri rezultatin, tani me golin e Justin Kluivert (45’).
Romakët kaluan për herë të parë në epërsi në ndeshje me golin e realizuar nga Bryan Cristante, që e realizoi në minutën e 59’, e që doli të jetë vendimtar në fund.
Pas kësaj fitoreje, Roma gjendet në vendin e gjashtë me 24 pikë, dy më pak se Milan që është në vendin e katërt, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?