Google ADS

Përfundon ndeshja Belgjikë – Rusi

22:54 | 12 Qershor 2021
KRG

Ndeshja mes Belgjikës dhe Rusisë ka përfunduar me rezultat 3-0 në favor të Belgjikës.

Një ndeshje më shumë raste, dhe shumë emocioneuese ashtu siç i ka hije Evropianit.

Në minutën e 10, Romelu Lukaku shenojë një super gol.

Në shikim të parë është dukur se është pozicion jashtë loje, por gjyqtari duke i’u referuar VAR-it ka pranuar golin.

Kurse lojtari i Belgjikës, Thomas Meunier, ka dyfishuar rezultatin në minutën 34 duke shënuar një “bombë” të vërtetë.

Ky gol erdhi pas një gabimi të mbrojtjes së Rusisë.

 

Në minutën e  88 Lukaku shenojë përseri gol  me asistimin e Thomas Meunier dhe duke e bërë rezultatin 3-0.

Belgjika dhe Rusia gjenden në grupin B bashkë me Finlandën dhe Danimarkën.

Për momentin Belgjika gjendet në vendin e parë të tabelës, kurse në vendin e dytë është Finlanda.

Sot poashtu është luajtur ndeshja Danimarkë- Finlandë.

Por gjatë ndeshjes ka ndodhur një fatkeqësi ku lojtari Christian Eriksen ka pësuar një atak kardiak.

Për shkak të kësaj ngjare, UEFA ka pezulluar njëherë ndeshjen dhe ka diskutuar me selektoret e dy Kombëtarëve në lidhje më ndeshjen.

Ndeshja rifilloj në ora 20:30 , duke përfunduar pastaj me një gol për Finlandën.

Golin e ka shënuar Joel Pohjanpalo në minutën e 60 dhe duke asistuar Jere Uronen./arbresh.info/

 

Në fund mund janë golat e shënuara në dy ndeshjet

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme