FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier në Prishtinë ka përfunduar me një spektakël të vërtetë.
Kjo garë e basketbollit 3×3, e cila u mbajt më 8 dhe 9 qershor, shënoi herën e parë që një ngjarje e tillë organizohet në vendin tonë.
Përgjatë dy ditëve, të shtunën dhe të dielën, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u elektrizua me një super atmosferë dhe me qytetarët që kishin ardhur të përjetojnë nga afër adrenalinën që basketbolli 3×3 e ofron.
Në këtë garë morën pjesë 16 ekipe kombëtare në të dyja konkurrencat, ku në fund Azerbajxhani triumfoi në të dyja, duke u kualifikuar kështu për FIBA 3×3 Europe Cup që do të mbahet në muajin gusht në Vjenë të Austrisë.
Edhe Kosova mori pjesë në të dyja konkurrencat.
Ekipi i femrave të Kosovës me Aulonën, Asterën, Enisën dhe Agnesën prezantuan një lojë fer e të bukur duke dhuruar emocione e spektakël për publikun.
Megjithatë, ekipi i femrave humbi ndaj Andorrës, Qipros dhe Irlandës, ndërsa ekipi i meshkujve, Dardanët, fituan kundër Armenisë me rezultatin 21:12, por pësuan humbje nga Azerbajxhani, Qipro dhe Shqipëria.
Vjen një dron për Gjestin në BBVA, ky është reagimi i tij
11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1” dënohen me 31 vje...
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë