Ka përfunduar me barazim 2-2 ndeshja mes Aston Villas dhe Manchester United, e vlefshme për xhiron e 22-të të Premier League.
Goli i parë u shënua qysh në minutën e gjashtë nga Bruno Fernandes, pas një gabimi trashanik të Emiliano Martinez, e cila i kushtoi Aston Villas me disavatazh.
Goli i dytë pastaj erdhi në minutën e 67-të, kur Bruno Fernandes shënoi golin e dytë për skuadrën e tij dhe personal.
Por, kur u duk se “Djajtë e Kuq” vulosën fitoren, vendasit “u zgjuan nga gjumi” dhe arritën të rikthejnë rezultatin.
Fillimisht, për të ngushtuar epërsinë shënoi Jacob Ramsey në minutën e 77-të për 2-1.
Pastaj, edhe Philippe Coutinho shënoi në minutën e 82-të, për golin debutus me skuadrën e tij të re dhe për t’i siguruar një pikë.
Me këtë rezultat, të dyja skuadra nuk ndryshojnë pozitat në renditjen tabelare të Premier League, pasi Manchester United gjendet në vendin e shtatë me 32 pikë, ndërsa Aston Villa në vendin e 13-të me 23 pikë./Arbresh.info
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë