Përfundon Kampi Nacional i djemve në Suharekë

17:07 | 13 Korrik 2019
A. B.

Të shtunën në Suharekë ka përfunduar Kampi Nacional i djemve U14 i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Komunën e Suharekës dhe Klubin e Basketbollit Golden Eagle Ylli.

Ky kamp ka filluar më 7 korrik, derisa është udhëhequr nga Dritëro Sefaja. Në këtë kamp kanë marrë pjesë 49 djem, që janë trajnuar nga dhjetë trajnerë. Stërvitjet kanë qenë dy herë në ditë.

“MVP” apo lojtari më i mirë i kampit është zgjedhur Rron Dahsyla. Gjithashtu është organizuar edhe ndeshja “All Star”, pastaj kishte garë për tre pikë, garë për gjuajtjet e lira, ndeshja 3×3, 1×1, e kështu me radhë.

Të gjithë fëmijët pjesëmarrës kanë marrë certifikata në fund. Nga nesër deri më 20 korrik do të mbahet kampi për vajza U-14.

Gjithashtu në Suharekë është mbajtur edhe Klinika për Gjyqtarët Fillestarë nga 10 deri më 13 korrik.

Në këtë klinikë kanë marrin pjesë 11 gjyqtarë, të cilët më herët kanë ndjekur kurset e organizuara nga FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme