Përfundon gjithçka, Gjilani në Evropë, Flamurtari bie nga Superliga

19:06 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Ka përfunduar edicioni i Superligës së Kosovës për edicionin 2019/20.

Të gjitha takimet u zhvilluan sot (e diele) në të njëjtën orë, shkruan portali arbresh.info.

Ballkani – Drita (2 – 1)

Skuadra e Ismet Munishit ka arkëtuar tri pikë në shtëpi ndaj Dritës, të cilën e mposhti me rezultat të ngushtë 2 – 1.

Berisha (14’) dhe Daku (61’) i shënuan golat për vendasit, kurse golin e nderit për mysafirët e realizoi Shabani (33’).

Flamurtari – Gjilani  (0 – 1)

Gjilani me rezultat minimal mposhti Flamurtarin duke e siguruar pjesëmarrjen në Evropa Ligë, kurse vendasit bien në Ligën e Parë.

Trepça ’89 – Prishtina (2 – 1)

Vendasit me fitore arritën të largohen nga zona e rrezikshme duke qëndruar edhe për një sezon në Superligën e Kosovës.

Prishtina tani daljen në Evropë mund ta sigurojë përmes Kupës së Kosovës, aty ku do përballet me Ballkanin me 29 korrik.

Ferizaj – Feronikeli (2 – 4)

Drenica – Dukagjini (1 – 0)

Vushtrria – Llapi (3 – 0)

Vushtrria ka bërë befasinë duke e mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e Tahir Batatinës me rezultat 3 – 0.

Pra, Drita është kampion i Kosovës, skuadra e Gjilanit për herë të parë do jetë pjesëmarrëse në Evropa Ligë, ndërsa skuadrat si Dukagjini, Ferizaji, Vushtrria dhe Flamurtari sezonin tjetër do jenë në Ligën e Parë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme