Kjo ka qenë një mbrëmje për tu harruar për skuadrën e Gennaro Gattusos.
AC Milani është eliminuar në duart e skuadrës greke Olympiacos Piraeus në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte) në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e grupeve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
“Rossonerët” u mposhtën me rezultat të thellë 3 me 1 në takimin e fundit në fazën e grupeve të zhvilluar si mysafirë në stadiumin Karaiskakis.
Pape Abou Cisse (60′), Cristian Zapata (autogol 70′) dhe Kostas Fourtuonis shënuan golat për nikoqirët duke vazhduar tutje në fazën eliminuese, ndërsa goli i vetëm nga skuadra e Gennaro Gattusos u shënua nga Cristian Zapata në minutën e 71′.
Edhe pse kanë pikë të njëjta, Olympiacos vazhdon tutje për shkak të golaverazhit më të mirë.
Kampioni grek do të mësojë rivalët e tij mëngjesin e së hënës kur edhe hidhet shorti./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...