Çmimi i Madh i Arabisë Saudite në Formula 1 dukej se nuk do të mbaronte kurrë. Në Jeddah ndodhi gjithçka: parakalime, përplasje dhe ndërprerje të garës. Në xhiron e 9-të ndodhi aksidenti i parë, me Mick Schumacher, që shkatërron makinën e tij me barrierat mbrojtëse.
U desh kohë që të bëhet gati fillimi i garës, që solli dhe ndryshimin në renditje të pilotëve, me Verstapen që i merr vendin Hamilton, por një tjetër përplasje, Perez, Mazepin e Russell shkakton ndërprerjen e dytë. Një tjetër nisje ku në vendet e para janë vendosur: Ocon, Hamilton, Verstappen, Ricciardo, Bottas.
Verstappen përpara Hamilton, pastaj Ocon, Ricciardo, Bottas, Gasly, Giovinazzi, Vettel, Tsunoda dhe Leclerc.
“Më mungon fuqia”, thotë Verstappen në radio.
“Ishte vetëm bateria e shkarkuar”, e qetësojnë nga bokset.
Aksident për Tsunoda, largohet me makinë të dëmtuar.Makina virtual e sigurisë.
25/50 FERRARI? – Sainz i teti, Leclerc i nënti, garë me dy fytyra për të kuqtë. Spanjolli rikuperoi shtatë pozicione, Monegasku humbi pesë.
26/50 Hamilton, xhiro më e shpejtë në 1’31” 502, është një sekondë prapa Verstappen.
Pesë sekonda penallti për Tsunoda pas kontaktit me Vettel.
29/50 Verstappen komandon Hamilton, pastaj Ocon, Ricciardo, Bottas, Gasly, Giovinazzi, Sainz, Leclerc dhe Stroll.
30/50 Makina virtuale e sigurisë për të rikuperuar shumë mbeturina në pistë. “Pista është në gjendjen më të keqe”, ankohet Fernando Alonso.
33/50 Pastrohet pista, fillon sërish me Verstappen përballë Hamiltonit.
35/50 Xhiro e shpejtë për Hamilton, 1’31 “411, është 1” 5 prapa liderit Verstappen.
Lewis shumë pranë Verstappen, tentim për parakalim dhe kontakt mes të dyve, Max ende lider.
KAOS TOTALI- Kontakt Verstappen-Hamilton në kthesën 1, Max qëndron përpara, pastaj nga bokset e urdhërojnë t’i japë pozicionin britanikut. Ka një ngadalësim, Hamilton godet Verstappen dhe përplasja është e jashtëzakonshme. Tani Verstappen është duke ecur me 2″ ndaj Lewis, por po përpiqet të kuptojë nëse ka dëmtime.
45/50 PENALLTI- Max Verstappen penalizohet me 5”. Hamilton në komandë përpara Verstappen.
47/50 Hamilton para Verstapen, e më pas… Ocon, Bottas, Ricciardo, Gasly, Sainz, Leclerc, Giovinazzi, Norris.
Lewis Hamilton fiton GP-në e Arabisë pas një dueli total me Max Verstappen, Alpin e Esteban Ocon në podium. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...