Ka përfunduar faza e grupeve në Copa Amerika me dy ndeshjet e Grupit D që janë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme me orën tonë lokale.
Ndeshja kryesore ka qenë ajo mes Brazilit dhe Kolumbisë, por që përfundoi ashtu me rezultat të barabartë 1-1.
Raphinha kaloi Brazilin në epërsi, derisa rezultati u barazua nga Munoz në fund të pjesës së parë.
Ndërkohë në duelin tjetër Kombëtarja e Kosta Rikës ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Paraguajit.
Kolumbia doli nga Grupi si lider me 7 pikë, derisa Brazili i dyti me pesë sosh.
Tanimë janë caktuar edhe çiftet çerekfinaliste, ku Argjentina do të përballet me Ekuadorin dhe Venezuala – Kanadaja.
Në anën tjetër Brazili do të ketë punë të vështirë pasi luan ndaj Uruguait, derisa dueli i fundit është ai mes Kolumbisë dhe Panamasë. /Telegrafi/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...