Sulmuesi kroat, Nikola Kalinic, është larguar nga kampi i kombëtares së Kroacisë.
Anëtari i Milanit, nuk ka arritur të jetë i gatshëm për takimet e këtij botërori dhe trajneri i kombëtares, Zlatko Dalic, e ka larguar.
Trajneri kroat para gazetarëve është përpjekur të sqarojë arsyet që çuan deri në largimin e Kalinic.
“Ai ishte pjesë e skuadrës me Nigerinë, por tha se nuk është gati për lojë, ai nuk ishte i përgatitur as për Brazilin, ai nuk ishte gati edhe në stërvitje dje”, ka deklaruar Dalic.
“Unë kam nevojë për lojtarë me shëndet të mirë dhe të gatshëm për lojë”, ka përfunduar ai. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...