Google ADS

Përfundon El Clasico: Barça i jep fund shpresave për titull Realit

22:38 | 2 Mars 2019
Arbresh Info

Pas eliminimit që ia shkaktoi në Kupë të Mbretit në mesjavë, Barcelona i ka dhënë fund gjithashtu shpresave të Real Madridit për titull këtë sezon.

Gjiganti katalunas ka fituar me rezultat minimal 0 me 1 takimin e sotëm në Bernabeu duke përmbysur gjithashtu ‘Los Blancos’ me fitore në përgjithësi (96) për herë të parë në histori të tyre pas 87 viteve, shkruan portali arbresh.info.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga mesfushori kroat Ivan Rakitic derisa po zhvillohej minuta e 26′ e ndeshjes. Finalisti i Kampionatit Botëror të vitit të kaluar në formë të shkëlqyer finalizoi topin në rrjetën e portierit Thibaut Courtois duke e parabolluar belgun.

Kampioni i Evropës rrezikoi portën e portierit Ter Stegen në disa raste me anë të sulmuesit të talentuar Vinicius Jr, por braziliani nuk konkretizoi goditjet e tij.

Mysafirët dominuam me posedim të topit gjatë tërë ndeshjes si dhe me numër të goditjeve drejtë portës së Courtoisit, i cili u kërcënua në disa raste treshja frontale e Ernesto Valverdes.

Me këtë fitore, Barcelona përforcon kreun dhe tani ka 12 pikë më shumë se Real Madridi në pozitën e tretë dhe 10 më shumë se Atletico si rivali më i afërt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme