Manchester City ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Cityt, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola kundrejt një të mysafirëve.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 20 minutave lojë dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kevin de Bruyne.
Tottenhami arriti të kthehet në lojë pas vetëm tre minutave duke barazuar 1-1 me anë të Erik Lamela, i cili shënoi gol të bukur nga distanca, ndërsa Sergio Aguero (35′) shënoi për 2-1 duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi.
Në pjesën e dytë, City përsëri e pati iniciativën dhe dominimin, por Spurs arritën ta befasojnë në rastin e parë dhe të shënojnë golin e barazimit.
Ishte Lucas Moura, i cili shënoi në minutën e 56-të për 2-2 vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua në lojë.
Deri në fund të ndeshjes, City u mundua me të gjitha forcat të shënojë golin e fitores, e gjeti atë në minutat shtesë me Gabriel Jesus, por u anulua si i parregullt nga VAR-i dhe ndeshja përfundoi baras 2-2.
Pas këtij barazimi, Qytetarët e shohin veten në pozitën e tretë me katër pikë, po aq sa ka Tottenhami në vendin e pestë.
Në ndeshjen e radhës, City udhëton te Bournemouth, ndërsa Spurs e presin në shtëpi Neëcastlen.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...