Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/16 së Kupës së Kosovës në futboll.
Gjithçka nisi me takimin e djeshëm ndërmjet Rahovecit dhe Dritës, ku triumfues dolën këta të fundit me rezultat 0-3.
Befasinë më të madhe e ka përgatitur skuadra e Ligës së Parë, Rilindja 1974 që e ka eliminuar skuadrën fituese të kurorës së dyfishtë, Ballkanin, pas penalltive.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:1, derisa në penallti fitores iu gëzua Rilindja 1974.
Në ndeshjet e tjera të këtij rrethi u regjistruan rezultate kryesisht të pritura.
Rezultatet përfundimtare
Rahoveci – Drita 0-3
Dukagjini – Dardania 6-2
Vjosa – Drenica 0-5
Vushtrria – KEK-u 1-0
Flamutari – Llapi 0-5
Ferizaj – Ramiz Sadiku 4-0
Mitrovica – Vëllaznimi 3-4
Gjilani – Liria 4-1
Top Football – Prishtina 1-5
Rilindja 1974 – Ballkani 1-1 pas penalltive 10:9
Besa Peja – Prishtina e Re 1-2
Istogu – Feronikeli 74 1-2
Trepça’89 – Suhareka 1-1 pas vazhdime 1-3
Fushë Kosova – Malisheva 0-5
2 Korriku – Dinamo 1-1 pas penalltive 0-3
Kika – Trepça 2-6
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...