Liga e Kampioneve ka rifilluar sot me tetë ndeshje mjaftë interesante.
Dy ndeshje janë luajtur sot në ora 18:45, Wolfsburg kundër FC Salzburg e cila ka përfunduar me rezultat 2-1 dhe Malmo FF kundër Chelseat e cila ka përfunduar me rezulat 0-1.
Ndërsa nga ora 21:00, janë zhvilluar gjashtë ndeshje të tjera mjaftë interesante me shumë gola dhe me entuziazëm mjaftë të madh, shkruan arbresh.info.
Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse ndaj Benficës me rezultat 5-2, ndërsa Barcelona ka shënuar fitore minimale ndaj Dynamo Kyiv me rezultat 0-1.
Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve në grupin E, Bayern Munich renditet në vendin e parë me 12 pikë, Barcleona në vendin e dytë me gjashtë pikë, Benfica në vendin e tretë me katër pikë dhe Dynamo Kyiv në vendin e fundit me një pikë.
Kurse në grupin F, Atalanta ka befasuar Manchester United me rezultat 2-2, ndërsa Villarreali ka mposhtur Young Bouys me rezultat 2-0.
Me këto rezultate, ne grupin F, Manchester United zë vendin e parë në tabelë me shtatë pikë, Villarrreal ne vendin e dytë me shtatë pikë, Atalanta në vendin e tretë me gjashtë pikë dhe Young Boys në vendin e fundit me tre pikë.
Në Grupin G, Lille ka mposhtur Sevillen me rezultat 1-2.
Andaj, pas këtij rezultati, FC Salzburg është në vendin e parë të tabelës në grupin G me shtatë pikë, Lille në vendin e dytë me pesë pikë, Wolfsburg ne vendin e tretë me pesë pikë dhe Sevilla në vendin e fundit me tre pikë.
Kurse në grupin H, Juventus ka shënuar fitore të thellë ndaj Zenitit me rezultat 4-2, andaj “Zonja e Vjetër” renditet në vendin e parë të tabelës me 12 pikë, Chelsea në vendin e dytë me nëntë pikë, Zeniti në vendin e tretë me tre pikë dhe Malmo në vendin e fundit me asnjë pikë.
Nesër do të kemi poashtu edhe ndhejse të tjera në kuadër të Ligës së kampioneve, të cilat priten të jenë mjaftë interesante. /arbresh.info/
Më poshtë mund të gjeni tabelën e ndeshjeve të nesërme:
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...