Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet që janë duke u zhvilluar mes Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit dhe Benficës ndaj Ajaxit.
“Los Rijoblancos” janë duke mposhtur Manchester Unitedin me rezultat minimal 1:0, shkruan lajmi.net.
Joao Felix realizoi golin e vetëm në këtë pjesë, duke shënuar pas vetëm shtatë minutave me kokë pas një harkimi të Lodit (7).
Ndërkohë, loja ishte e baraspeshuar me Man United që kishte posedimin dhe Atleticon që rrezikonte në kundërsulme.
Ndërkohë, në sfidën tjetër, Ajax është duke e mposhtur Benficën me rezultat të ngushtë 1:2.
Dusan Tadic shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë mysafirëve pas një asistimi të Mazraoui (18).
Tetë minuta më vonë, Sebastian Haller shënoi autogol në përpjekje për të larguar topin (26′).
Por, vetëm tre minuta më vonë, Haller e përmirësoi gabimin duke shënuar golin e dytë për Ajaxin.
Mbetet të shihen nëse do mbesin këto rezultate edhe pas 45 minutave të dytë
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?