Kanë përfunduar një pjesë e ndeshjeve të Ligës së Evropës.
Ndeshja që kanë filluar në ora 18:55, kanë sjellë mjaftë befasi në javën e tretë të Ligës së Evropës.
Milani humbi në ‘San Siro’ ndaj Real Betisit me rezultat 1 me 2, ku golat i realizuan Sanabria në minutën e 30’ dhe Los Celso (54’), ndërsa golin e vetëm për rosonerët e shënoi Patrick Cutrone (83’)
Skuadra spanjolle është lidere e Grupit F, me shtatë pikë, të ndjekur nga rosonerët me gjashtë, Olympiakos me katër dhe Dudenlange, pa pikë.
Nga ana tjetër, Arsenali ka arritur me mjaftë vështirësi që t’i marr tri pikë ndaj Sporting Lisbonës, duke fituar me rezultat minimal 0 me 1.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi, Dani Welbeck, në minutën e 77’.
Arsenali është lider i Grupit E me nëntë pikë, të ndjekur nga Sporting Lisbona me gjashtë, Vorskla Poltava me tri dhe Qarabag, pa pikë.
“Lajmi.net” u sjellë më poshtë rezultatet e ndeshjeve që startuan në ora 18:55.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation