Janë zhvilluar sonte ndeshjet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës.
Portugalia ka mposhtur bindshëm Luksemburgun me rezultat 5-0.
Portugezët qysh në fillim e nisën me dominimu duke kaluar në epërsi në min e 8′ përmes Cristiano Ronaldos nga penalltia.
Sërish në min e 13′ u akordua penalli për vendasit e ku sërish i saktë ishte Ronaldo për ti dhënë epërsinë ekipit të tij 2-0.
Nuk vonoi shumë dhe ishte Bruno Fernandes që shënoi në min e 18′ për 3-0.
Me rezultat 3-0 u mbyll pjesa e parë, përkundër rasteve tjera që pati Portugalia.
Vendasit edhe në pjesën e dytë ishin më të mirë dhe arritën të shënojnë më min e 69′ përmes Joao Palinha që i dha epërsinë ekipi të tij 4-0.
Kurse Cristiano Ronaldo realizoi në min e 87′ duke kompletuar hat-rikun e tij dhe vulosi rezultatin përfundimtarë 5-0.
Me këtë fitore Portugalia zë vendin e dytë në grupin A me 16 pikë, kurse Luksemburgu është e treta me gjashtë pikë..
Në anën tjetër Anglia u ndal në barazim 1-1 nga Hungaria.
Për hungarezët shënoi Robert Sallai në min e 24′, kurse për anglezët realizoi John Stones në min e 37′.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën sot në kualifikmet e Kupës së Botës, “Qatar 2022”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...