Janë zhvilluar sot ndeshjet e radhës në Ligën e Evropës.
Skuadra e Napolit ka arritur të mposht Legian me rezultat 2-0.
‘Napolitanët’ ishin më kërcënues që nga fillimi në tentim që të gjejnë golin e epërsisë.
Ekipi italian dominoi në tërësi si në raste ashtu edhe me posedim të topit, ndërsa Legia kryesisht luajti përmes kundërsulmeve por pa arritur të realizojë.
Në pjesën e dytë Napoli vazhdojë me sulme të njëpasnjëshme dhe më në fund arriti të kalojë në epërsi.
Ishte Lorenzo Insigne ai që shënoi në min e 76′ për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Vetëm pak minuta më vonë Victor Osimhen 80′ vulosi fitoren e Napolit me rezultat 2-0.
Me këtë fitore Napoli ngjitet në pozitën e dytë në grupin C, ndërsa Leagia përkundër humbjes mbetet në vendin e parë me gjashtë pikë.
Në anën tjetër Lyoni ka mposhtur me përmbysje Sparta Prahën 3-4.
Vendasit kaluan në epërsi 2-0 falë dy golave të Lukas Haraslin, megjithatë Toko Ekambi me dy gola, dhe Houssem Aouar e Lukas Paqueta me nga një gol i dhuruan fitoren ekipit francez.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 21:00 në Ligën e Evropës
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...