Tashmë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotshme të cilat kanë qenë në kuadër të kualifimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.
Ndeshjet e para të ditës së sotshme kanë qenë Azerbajxhan-Luksemburg, Gjerogji-Suedi. Rusi-Qipro dhe Armeni-Maqedoni e Veriut.
Luksemburgu ka shënuar fitore ndaj Azerbaxhaanit me rezultat 1-3, ndërsa Gjeorgjia ka befasuar Suedinë me rezultat 2-0.
Ndërsa Rusia është treguar e pamëshirë, ndaj Qipros, ku e ka mposhtur me rezultat 6-0.
Ndërsa Maqedonia e Veriut, ka shënuar fitore bindëse ndaj Armenisë, me rezultat 0-5.
Ndeshjet e lartë cekura janë zhvilluar në ora 18:45, ndërsa ndeshjet tjera janë zhvilluar të gjitha në të njëjtin orar, 20:45.
Irlanda dhe Portugalia kanë përfunduar ndeshjen në “Paqe” ku kanë përfunduar 0-0.
Ndërsa Spanja ka shfrytëzuar gabimin e mbrojtësve të Greqisë, duke fituar një penallti dhe duke përfunduar ndeshjen me rezultat 0-1.
Kurse Kroacia është treguar e pamëshirë ndaj Maltës, ku gjithsej ka shënuar 7 gola duke e bërë rezultatin 1-7.
Sllovakia dhe Sllovenia kanë përfunduar baraz me rezultat 2-2.
Kurse gjermanët, me gjakftohtësi kanë shënuar fitore super bindëse me rezultat 9-0 ndaj Lihteshtajnit.
Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, Portugalia bëhet lidere e grupit A me 17 pikë, e shoqëruar nga Serbia e cila gjendet në vendin e dytë me të njëjtat pikë, Luksemburgu në vendin e tretë me 9 pikë, Irlanda në vendin e katër me gjashtë pikë dhe Azerbajxhani ne vendi ne fundit me një pikë.
Ndërsa në grupin B, Spanja kryeson grupin me 16 pikë, Suedia në vendin e dytë me 15 pikë, Greqia në vendin e tretë me nëntë pikë, Gjeorgjia në vendin e katër me 9 pikë dhe Kosova në vendin e fundit me 4 pikë.
Rusia është në vendin e parë të tabelës në grupin H me 22 pikë, Kroacia në vendin e dytë me 20 pikë, Sllovakia ne vendin e tretë me 11 pikë e shoqëruar nga Sllovenia në vendin e katër me pikët e njëjtat dhe Malta në vendin e fundit me 5 pikë.
Kurse në grupin J, Gjermania renditet në vendin e parë me 24 pikë, Maqedonia e Veriut në vendin e dytë me 15 pikë, Rumania në vendin e tretë me 14 pikë, Armenia ne vendin e katër me 12 pikë dhe Islanda në vendin e fundit me 9 pikë. /arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...