Tashmë kanë përfunduar ndeshjet e sotme të cilat kanë qenë në kuadër të kualifkimëvë për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.
Ukraina ka shënuar fitore ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, me rezultat 0-2.
Ndërsa Franca ka mposhtur Finlandën me rezultat 0-2, duke siguruar kualifikimin tutje.
Pas këtyre dy ndeshje, në grupin D, Franca renditet në vendin e parë me 18 pikë, Ukraina në vendin e dytë me 12 pikë, Finlanda në vendin e tretë me 11 pikë, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e katër me 7 pikë dhe Kazakistani në vendin e fundit me vetëm tre pikë.
Ndërsa ndeshjet e zhvilluara sot në grupin E, Republika Çeke ka shënuar fitore minimale kundër Estonisë me rezultat 2-0, kurse Uellsi dhe Belgjika kanë përfunduar ndeshjen në “paqe” me rezultat 1-1.
Belgjika në tabelë, është në vendin e parë me 20 pikë ku edhe siguron kualifikimin tutje, ndërsa Uellsi gjendet në vendin e dytë me 15 pikë, Republika Çeke në vendin e tretë me 14 pikë, Estonia në vendin e katër me 4 pikë dhe Bjellorusia në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.
Kurse grupi G, i cili ka qenë grupi më i nxehtë i natës së sotme, ku Holanda ka mposhtur Norvegjinë me rezultat 2-0 dhe ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa Letonia ka shënuar fitore bindëse ndaj Gjilbratarit me rezultat 1-3, Kurse Mali i Zi ka pësuar humbje ndaj Turqisë me rezultat 1-2.
Pas këtyre ndeshjeve, Holanda renditet në vendin e parë me 23 pikë, Turqia në vendin e dytë me 21 pikë, Norvegjia në vendin e tretë me 18 pikë, Mali i Zi në vendin e katër me 12 pikë dhe Letonia në vendin e fundit me 9 pikë. /arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...