Sapo kanë përfunduar 8 ndeshjet e sotme të cilat janë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Dy ndeshje janë zhvilluar në ora 18:45, Dynamo Kyiv-Bayern Munich dhe Villareal-Manchester United.
Ndërsa ndeshjet tjera janë zhvilluar në ora 21:00.
Barcelona ka qenë nikoqire e Benficës në stadiumin “Camp Nou”.
Ndeshja mes tyre ka përfunduar në “paqe” me rezultat 0-0.
Pas kësaj ndeshje, liderë i grupit E, është Bayern Munichu të cilët deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë plot 15 pikë.
Ndërsa Barcelona gjendet në vendin e dytë me 7 pikë, Benfica në vendin e tretë me 5 pikë dhe Dynamo Kyiv në vendin e fundit me vetëm një pikë.
Ndërsa në grupin F, Atalanta ka pasur probleme serioze ndaj Young Boys, ku ndeshja ka përfunuar me rezultat .
Goli i parë i ndeshjes është shënuar në minutën e 10-të të ndeshje ku autor i golit ishte Zapata.
Ndërsa në minutën e 39-të, Siebatcheu gjeti rrejtën e kundërshtareve duke e barazuar rezultatin në 1-1 dhe me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.
Në minutën e 51-të Palomino i’a dhurojë Atalantës epërsinë duke e bërë rezultatin 1-2.
Sierro në minutën e 81-të gjeti golin e barazimit, ndërsa në minutën e 84-të Hefti shënojë gol duke e përmbysur rezultatin në 3-2 favor të Young Boys.
Pas katër minutave, Muriel i Atalantës shënojë golin e barazimit andaj, ndehsja ka përfunduar me rezultat 3-3.
Ndërsa dy skuadrat tjera të këtij grupit kanë përfunduar ndeshjen me rezultat 0-2, në favor të “Djajve të Kuq”.
Manchester Untied është liderë i tabelës, ku deri më tani ka arritur t’i grumbulloj 10 pikë, ndërsa Villareali gjendet në vendin e dytë me 7 pikë, Atalanta në vendin e tretë me 6 pikë dhe Young Boys në vendin e fundit me 4 pikë.
Lille i është nevojitur vetëm goli i David në minutën e 30-të për të shënuar fitore ndaj FC Salzburgut.
Ndërsa Sevilla që nga fillimi i ndeshjes ka siguruar epërsinë ndaj Wolfsburgut ku në minutën e 13-të ka shënuar gol Joan Jordan dhe duke përfunduar ndeshjen me rezultat 2-0.
Pas përfundimit të këtyre dy ndeshje, në grupin G Lille është lider i tabelës me 8 pikë, ndërsa Salzburgu gjendet në vendin e dytë me 7 pikë, Sevilla në vendin e tretë me 6 pikë dhe Wolfsburg ne vendin e fundin me 5 pikë.
Në grupin H, Chelsea ka shënuar fitore bindëse ndaj Juventusit me rezultat 4-0.
Goli i parë erdhi në minutën e 25-të ku autor i golit ishte Trevoh Chalobah, ndërsa golin e dytë e shënojë Reece James në minutën e 56-të.
Për më shumë shikoni golin:
Kurse goli i tretë u shënua në minutën e 58-të nga Callum Hudson-Odoi.
Kurse goli i fundit për Chelsean është shënuar në minutat shtesë ku autor i golit ishte Timo Werner.
Malmo dhe Zenit St. Petersburg kanë përfunudar ndeshjen në “paqe”, me rezultat 1-1.
Pas përfundimit të këtyre dy ndeshjeve, Chelsea mbetet liderë i tabelës në grupin H me 12 pikë, i shoqëruar nga Juventusi i cili ka pikët e njëjta, ndërsa në vendin e tretë gjendet Zenit St. Petersburg me 4 pikë dhe në pozitën e fundit është Malmo me një pikë./ arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...