Përfundojnë dy sfidat e Grupit B në CHL, Arsenal e PSV kualifikohen tutje

20:43 | 12 Dhjetor 2023
D.H

PSV Eindhoven-Arsenal dhe Lens-Sevilla, janë dy sfidat që happen xhiron e fundit të grupeve në kuadër të Champions League.

Arsenal dhe Psv janë dy skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Champions League, shkruan Arbresh.info.

Këto dy skuadrat ndan pikët duke barazuar me rezultat 1-1.

Teksa Lensi ka arritur të mposhtë Sevillën me rezultat 2-1, në sfidën tjetër të grupit.

Me këto rezultate Arsenali i prinë grupit B, me 13 pikë pas gjashtë ndeshjeve teksa pas tij vjen Psv me nëntë e cila siguron kualifikimin nga vendi i dytë.

Lensi me këtë fitore ka kaluar në kuotën e tetë pikë por jo mjaftueshëm për të arritur kualifikimin historik për fazën tjetër.

Francezët garat evropiane do t’i vazhdojnë në Europa League, teksa Sevilla me dy pikë pas gjashtë ndeshjeve ka zënë vendin e katërt në grup.

Kujtojmë që shorti për 1/8 e finales tërhiqet ditën e hënë të javës tjetër./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme