Google ADS

Përforcimi i fundit i Prishtinës ka arritur në kryeqytet, ai ishte i pranishëm në stadiumin në ndeshjen e Superkupës

10:42 | 18 Gusht 2021
KRG

Prishtina ka pësuar humbje në shtëpi në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, duke u mposhtur nga Llapi me rezultat 3-1.

Ajo që binte në sy te Prishtina, ishte numri i vogël, për të mos thënë nuk ekzistonin futbollistët rezerve në fazën e mbrojtjes dhe në mesfushë, shkruan GazetaOlle.

Prishtina po vuan nga shumë dëmtime, por edhe mungesa e lojtarëve në këto pozita.

Por pikërisht në mbrojtje ka arritur përforcimi i fundit, Sodiq Atanda, që gjatë ditës ka qëndruar në kryeqytet.

Ai madje ka qenë prezent me pjesën e tjetër të lojtarëve të paftuar për ndeshjen me Llapin në stadium “Fadil Vokrri”.

Atanda pritet që sot gjatë ditës të prezantohet te Prishtina.

 

 

Të ngjashme