Nëpërmjet një dokumenti të publikuar nga vetë UEFA, institucioni më i lartë qeverisës i futbollit në Europë ka bërë me dije, të gjitha pagesat që janë shpërndarë për klubet pjesëmarrëse sezonin e kaluar në Europa League.
Mes tyre, ishte edhe Skënderbeu, i cili në grupin B, ka përfituar plot 3.7 mln euro. Kështu, 2.6 mln euro janë fituar automatikisht nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, për performancën janë fituar 648 mijë euro, teksa shënoi 3 humbje, 2 barazime dhe një fitore, ndërsa 500 mijë euro të tjera erdhën nga e drejta televizive.
Këto të ardhura vijnë vetëm nga faza e grupeve, dhe jo nga turet eliminatore, që kaloi ekipi i Ilir Dajës në atë kohë, të kualifikohej për në grupe.
Por, klubi korçar ka edhe një gjobë të majme për të paguar. Komisioni i Disiplinës në UEFA e ka dënuar me 10 vite për të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane, si edhe me 1 mln euro. Nuk dihet nëse UEFA do e mbajë këtë gjobë apo jo.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit