Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave në krye me anëtaren e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetaren e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi, sot me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandatit Legjendar, Adem Jashari ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Dardanet kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i Komandatit Legjendar dhe pjesëtarët e tjerë të Familjes Jashari, të cilët ranë heroikisht gjatë luftës çlirimtare.
Kombëtarja e Kosovës të martën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023, ku në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Kombëtaren e Shqipërisë.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...