Google ADS

Përfaqësuesja e Kosovës nis grumbullimin me tri mungesa

12:55 | 8 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Të hënën ka filluar grumbullimi i ekipit kombëtar për dy ndeshjet e fundit të vitit 2021, miqësoren ndaj Jordanisë që zhvillohet të mërkurën në Prishtinëë dhe përballen e fundit të kualifikimeve të Botërorit “Katari 2022” kundër Greqisë.

Mirëpo, Kosova grumbullimin e ka nisur me tri mungesa të rëndësishme për skuadrën.

Elbasan Rashani ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij, kurse Lirim Kastrati e Bersant Celina me kërkesën e tyre për shkak të situatave respektive në klubet e tyre janë liruar nga obligimet me ekipin kombëtar për këtë grumbullim.

Po ashtu, ka mbetur për t’u blerësuar edhe situata e Zymer Bytyqit, që ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij.

Bytyqi është duke kryer ekzaminimet mjekësore me klubin e tij dhe më pas do të merret vendimi definitiv për të./Arbresh.info

Të ngjashme