Përfaqësuesja e Kosovës e shpall listën

14:29 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 në fillim të javës së ardhshme do ta mbajë grumbullimin e radhës në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2018, që do të zhvillohen prej 3 deri më 9 tetor në Austri.

Kosova bën pjesë në grupin 6, ku janë edhe Austria, Lituania dhe Izraeli. Grumbullimi do të jetë dy ditor dhe stërvitjet do të mbahet në stadiumin e KF ‘Fushë Kosova’, të hënën dhe të martën (11 e 12 shtator), në orën 14:00. Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi për këtë grumbullim ka ftuar 28 futbollistë.

Lista e futbollistëve të ftuar

1.Laurit Behluli – Prishtina

2.Albrim Thaqi – KEK-u

3.Apollon Tara – Vëllaznimi

4.Arianit Berisha – Rapid Lugano

5.Leonat Vitia – KEK-u

6.Albion Pllana – Trepça

7.Bleon Shaqiri – Prishtina

8.Gent Rudi – Asker

9.Bleon Sekiraqa – Prishtina

10.Leotrim Islami – Flamurtari

11.Albinot Kozmaqi – Flamurtari

12.Nikson Mema – Vëllaznimi

13.Feriz Sadiku – St. Gallen

14.Ardit Topallaj – Deisenhofen

15.Kremtim Elezi – Antverpen

16.Arion Shehu – FC Stad

17.Riza Zhdrella – KEK-u

18.Dionis Zhdrella – KEK-u

19.Gent Krasniqi – KEK-u

20.Arianit Krasniqi – Trepça’89

21.Enis Kavkazi – Ingolstad

22.Osman Osmani – Gjilani

23.Arlind Ismaijli – Gjilani

24.Blend Krasniqi – Gjilani

25.Melos Ismaili – Drita

26.Umit Emir – Chatelet

27.Altin Berisha – FC Luzern

28.Blend Murati – Prishtina

Të ngjashme