Përfaqësuesja e Kosovës sot arriti në Zagreb të Kroacisë dhe u akomoduar në njërin nga hotelet më të mira të kryeqytetit kroat hotel “Antunoviç” të lidhur me një qendër të madhe tregtare.
Bashkë me ekipin kombëtar në Zagreb kanë udhëtuar presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, anëtari i KE Bakir Burri dhe zv.sekretari i përgjithshëm Arianit Ahemeti. Sonte futbollistët do të pushojnë, ndërkaq nesër paradite prej orës 10.00 do të ketë analizë të lojës së ekipit rival, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës.
Pasdite në orën 18.15 në stadiumin “Maksimir” përzgjedhësi Albert Bunjaku do të ketë konferencën për media para ndeshjes, ndërsa në orën 18.45
Kosova do të mbajë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Kroacinë.
Në mbrëmbje krerët e FFK-së bashkë me krerët e FF të Kroacisë sipas traditës do të kenë një darkë të përbashkët.
Kroaci – Kosovë, zhvillohet të shtunën duke nisur nga ora 20”45. /arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?