Inter është një prej skuadrave më aktive në merkaton e janarit.
Deri më tani është raportuar për interesimin e Inter për një mesfushor. Emrat që lidheshin me një kalim të mundshëm në ‘San Siro’ ishin ata të Christian Eriksen e Arturo Vidal.
Por, së fundmi, mediet italiane po raportojnë për një takim të Inter me agjentin e Sandro Tonali, mesfushorit më premtues në Itali, transmeton lajmi.net.
Tonali nuk pritet të vazhdojë qëndrimin e tij tek Brescia pas fundit të këtij sezoni.
Inter dhe Juve pëlqejnë lojtarin dhe do të dëshironin të kishin shërbimet e 19 vjeçarit.
‘Zi kaltrit’ kanë filluar punimet për të siguruar kartonin e mesfushorit të Italisë, i cili pritet që tek Inter të kalojë gjatë verës së ardhshme.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...