Tri dhurata për Antonio Conte: një mbrojtës anësor, një sulmues dhe një mesfushor. Nëse përforcimi i parë i Interit erdhi nga Roma (Spinazzola), dy të tjerët janë identifikuar në Londër, midis veriut dhe perëndimit, midis Tottenham dhe Chelsea.
Ausilio fluturoi dje drejt kryeqytetit anglez për Christian Eriksen dhe Olivier Giroud. Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, zikaltrit bënë një ofertë më të madhe për futbollistin danez sesa 10 milionët e disa ditëve më parë.
Tashmë, shuma është rritur deri në 15 milionë euro, plus disa bonuse të tjera. Tottenham duket mjaft i vendosur në kërkesën e 20 milionë eurove për mesfushorin danez, por mund të revizionojë veten me një kërkesë të re prej 17 milionë euro, shkruan Telesport.
Marrëveshja midis Eriksen dhe Interit është gjetur tashmë, për një kontratë prej mbi 7 milionë euro në vit, deri më 2024. Kjo është riafirmuar dje në një takim midis agjentit të lojtarit dhe Ausilio.
Gjithçka po përparon edhe në drejtim të Giroud, me të cilin marrëveshja, si ajo me Eriksen, tashmë është e dakordësuar: 2 vite e gjysmë, 3.5 milionë euro, plus bonuse. Chelsea mbetet i vendosur në pozicionin e tij, një kërkesë prej 7-8 milionë euro. Tani për tani, Interi ka arritur deri në 5 milionë euro, plus bonuse të përfshira, duke qenë në gjendje të rritet në 6 milionë euro. Optimizmi duket në të dyja pistat, ndaj akordi përfundimtar duket se do të jetë vetëm çështje kohe.
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...