Përfaqësuesi i FIFA-s, Alessandro Gramaglia ka folur me një fjalë rasti në hapjes e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Është hera ime e parë në Kosovë. Është nder të jem këtu. Së pari do të doja t’iu përcjell mesazhin dhe përshëndetjet nga presidenti i FIFA, Gianni Infantino, sekretares së përgjithshme, Fatma Samura dhe si nga gjithë administrata e FIFA”.
“Java e kaluar ishte shumë javë e rëndësishme për FIFA në historinë e re. Ishte hera e parë që nga fillimi i Covid-19 që FIFA mund të mblidhej në një takim me prezencë fizike, për të diskutuar për Kupën e Botës 2022”.
“FIFA ishte jashtëzakonisht e lumtur që mirëpriti edhe Kosovën, të përfaqësuar nga presidenti Ademi, në kongresin e FIFA për Kupën e Botës”.
“Kalova shumë pak orë këtu në Kosovë, sepse erdha mbrëmë vonë, por mund të ndjejë pasionin për futbollin në këtë vend. Përkundër se Kosova nuk u kualifikua në Kupën e Botës, por jam i sigurt se kjo do të arrihet në vitet e ardhshme, me investime në infrastrukturë dhe te të rinjtë. Vullneti dhe dëshira është e gjallë”.
“Siç jeni në dijeni, FIFA dhe FFK bashkëpunojnë dhe posaçërisht në programe si ‘Forëard’. Ne kemi kënaqësinë që shohim zhvillime në futbollin e Kosovës dhe që ka të harmonizuar secilën rregullore sipas FIFA dhe UEFA. Kemi pasur kënaqësinë edhe për faktin që Kosova ka zbatuar projektin e VAR. Kemi pasur mundësi ta përkrahim këtë projekt dhe ky projekt ndodhi fillimisht në shtete të tjera, por jemi të lumtur që edhe Kosova zbaton këtë”.
“Në fund, dua të shfrytëzoj mundësinë për thirrje për unitet në futboll dhe për qeverisje të mirë në struktura të futbollit. Inkurajojmë FFK për të vazhduar kontaktin me FIFA dhe UEFA dhe të rishikojë statutet e veta për të qenë gjithmonë në harmoni me pikat më të mira të FIFA dhe UEFA”, ka thënë Gramaglia.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen