Perez tregon pse po kritikohet Real Madridi

17:58 | 11 Nëntor 2017
Arbresh Info

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez pretendoi që kritikat ndaj skuadrës së tij janë “ziliqare”.

‘Los Blancos’ tashmë janë tetë pikë prapa Barcelonës si lidere në La Liga këtë sezon, transmeton portali arbersh.info. Gjiganti spanjoll gjithashtu ka humbur 3 me 1 në Ligë të Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit.

Kampioni i Spanjës ka pranuar kritika të panumërta këtë sezon, por Perez insiston që Real Madridi “është shumë mirë” dhe refuzon t’i jap shumë vëmendje dyshuesve.

“Madridi është shumë mirë dhe kjo është e gjitha. Ata janë duke na kritikuar neve, si gjithmonë. Në filmin [dokumentari i fundit rreth Santiago Bernabeut], Bernabeu thotë ‘ata janë duke na kritikuar neve sepse na kanë zili’. Kjo është e vërtetë, ata janë duke na kritikuar për këtë arsye”, u ka thënë Perez gazetarëve.

Real Madridi do të udhëtoj te rivali Atletico Madridi për ndeshjen e parë pas pushimeve ndërkombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme