Google ADS

Perez takon Endrickun: Po të presim këtu

09:31 | 27 Mars 2024
D.H

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka takuar lojtarët brazilian që i ka në pronësi “Los Blancos”, pas ndeshjes së kombëtares së Spanjës dhe Brazilit.

Kjo ndeshje u luajt në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ dhe përfundoi me rezultat 3-3.

Në një video që po qarkullon në rrjet i pari i Real Madridit takoi Viniciusin, Rodrygon si dhe yllin në ardhje të Real Madridit, Endrickun.

E me këtë të fundit i kishe disa fjalë.

Perezi i tha 17-vjeçarit se janë duke e pritur në Madrid.

“Ne po të presim këtu”, tha Perez.

Endrick shkëlqeu në dy miqësoret e Brazilit ku realizoi dy gola në po aq ndeshje.

Kurse gjatë verës së këtij viti ylli brazilian do të bëhet pjesë e Real Madridit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme