Google ADS

Perez: Real Madridi do e kishte dashur Lionel Messin në Bernabeu

08:24 | 20 Qershor 2017
Arbresh Info

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka pranuar që kampioni spanjoll dhe evropian do të dëshironte të nënshkruante me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

29-vjeçari është njëri nga yjet më të mëdhenj të botës së futbollit qysh pas inkuadrimit në sistemin e ri të Barcelonës në vitin 2014 duke fituar pesë Topa të Artë, tetë tituj në La Liga dhe katër kurora të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Perez ka thënë se do të ishte një ëndërr transferimi i Messit në Santiago Bernabeu.

“Sigurisht, ne do të donim që të kishim Messin në Madird”, tha fillimisht Perez.

“Por, ai ishte në sistemin e të rinjve të Barcelonës, kështu që kjo nuk mund të ndodhte asnjëherë!”

Messi ka shijuar një edicion tjetër të shkëlqyer në Camp Nou duke shënuar 54 gola brenda të gjitha paraqitjeve te Barcelona, që u rrëzua nga Madridi në La Liga dhe humbi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info

Të ngjashme