Perez: Nuk shqetësohem nëse dikush dëshiron të largohet, por situata është serioze

22:10 | 20 Prill 2021
A. B.

Florentino Pérez ka dhënë një intervistë për gazetën franceze L’Équipe, ku ka thënë se nuk është shqetësuar me lajmet se disa klube po duan të largohen.

Gjatë mbrëjes po flitet se Chelsea dhe Manchester City po duan të largohen, diçka që nuk shqetëson presidentin e Real Madridit.

“A jeni i shqetësuar se klubet do të largohen nga Super League? Jo. Situata është serioze dhe të gjithë kanë rënë dakord të futen në këtë projekt dhe të kërkojnë një zgjidhje. Askush nuk u ka bërë presion”, ka deklaruar ai.

Real Madridi që ka më së shumti Liga të Kampionëve të fituara, ishte klubi i parë që kërkonte diçka ndryshe.

Superliga Evropiane do tu siguronte klubeve katër fish më shumë të ardhura se sa marrin nga UEFA. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme