Google ADS

Perez: Nuk e dua më Mbappe-n

09:01 | 16 Qershor 2022
K.B

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez,  gjatë një konferencë për media foli për planet e klubit të tij.

Ai ka folur për Mbappe, duke thënë se preferon që ai të qëndrojë në Paris Saint Germain, pasi ky Mbappe që është tani, nuk është ai që e njoh unë.

Nuk e dua më atë, tha ai.

Ai ka konfirmuar po ashtu se Real Madridi është në mesin e skuadrave që do të shtyjnë projektin e Super League.

“Po, Super League është akoma gjallë – sigurisht. Ne jemi në të”, ka thënë Perez.

“Futbolli i Champions League nuk ka qenë kurrë në dyshim për ne. Ne kurrë nuk jemi shqetësuar se Real Madrid mund të përjashtohet nga UEFA”, ka shtuar presidenti i Realit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme