Google ADS

Perez: Ne i ofruam Ramosit një kontratë por ai nuk pranoi

16:03 | 25 Qershor 2021
KRG

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka  folur për largimin e kapitenit, Sergio Ramos.

Presidenti e bëri të qartë se madrilenët i bënë Ramosit një ofertë për ta zgjatur kontratën e tij, por mbrojtësi nuk e pranoi.

“Kisha një kohë të vështirë për lamtumirën e Sergio Ramosit. E dua Sergio Ramosin si tim bir”.

“Nuk kam qenë me të në konferencën lamtumirëse për shtyp sepse unë kurrë nuk kam qenë në një konferencë shtypi me ndonjë lojtar”.

“Unë kam një adhurim për Sergio Ramos dhe nuk do të flas për grindjet. Ai ka qenë një legjendë në Real Madrid dhe kjo është ajo që ne tifozëve të Real Madridit na mbetet”, ka thënë presidenti i Los Blancos, Florentino Perez.

“Ne i ofruam atij një kontratë, i dhamë një afat dhe ai nuk e pranoi atë. Ai po mendonte për gjëra të tjera dhe jeta vazhdon”.

“Ai do të bëjë shumë mirë me siguri, dhe kjo është shtëpia e tij. Unë do të isha i kënaqur nëse Ramos do të shkonte në një klub që i ofron atë që nuk kemi qenë në gjendje t’i ofrojmë”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme