Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka analizuar triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, si dhe ka siguruar tifozët se Kylian Mbappe tani është i harruar.
Mbappe zgjodhi të qëndronte me Paris Saint-Germain, pavarësisht se sugjeroi se donte të luante për Los Blancos.
Në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës, Vinicius Jr shënoi golin e fitores, duke treguar se tashmë ka shpresë për të ardhmen në skuadrën e Real Madridit.
“Jam i qetë dhe i lumtur, të gjithë kemi punuar shumë gjatë gjithë sezonit për të arritur një situatë si kjo në të cilën jemi”, ka thënë fillimisht Perez për Movistar+.
“Real Madridi do të vazhdojë gjithmonë të punojë për të pasur lojtarët më të mirë, por Mbappe tashmë është harruar”.
“Asgjë nuk ka ndodhur, Real Madridi ka pasur një sezon perfekt dhe kjo është një çështje e harruar, ka vetëm një festë të Real Madridit”.
Liga e Kampionëve ishte e merituar
Ndërsa askush nuk priste që Real Madrid të mbretëronte në Ligën e Kampionëve në sezonin 2021/22, Perez e bëri të qartë se skuadra e meritonte suksesin e tyre.
“Këtë vit kemi pasur një sezon të mirë. Kemi luajtur me të gjitha skuadrat më të mira dhe i kemi mposhtur njëra pas tjetrës”.
“Është një Ligë e Kampionëve shumë e merituar, është rezultat i lojtarëve, trajnerit dhe tifozëve, këta lojtarë janë ndihmuar nga tifozët”, përfundoi presidenti i Real Madridit. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...