Presidenti i Reali Madridit, Florentino Perez ka bërë një listë prej pesë futbollistëve që do të transferohen në skuadër.
Skuadra e Zinedine Zidane ka mbetur shumë mbrapa rivalit të përbetuar Barcelona në La Liga, duke u renditur në pozitën e tretë me dhjetë pikë ma pak.
Sipas Diario Gol, në këtë listë bëjnë pjesë dyshja e Tottenhamit Harry Kane dhe Dele Alli, Marquinhos (Paris Saint-Germain), Paulo Dybala (Juventusi) dhe portieri i Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.
Largimet e Alvaro Moratas, James Rodriguez dhe Pepe dhe dështimi për t’i zëvendësuar kanë ndikuar në formën e dobët të Realit në këtë sezon.
Cristiano Ronaldo në këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në tetë paraqitje në La Liga.
Kane dhe Dybala janë të pëlqyerit e Perezit për të forcuar sulmin e ‘los blancos’. Kane ka shënuar tetë gola në Premier Ligë për Tottenhamin ndërsa Dybala 12 në 13 ndeshje për Juventusin në Serie A.
Alli është parë si zëvendësues i Dani Ceballos, i cili ka dështuar të bëj vend në formacionin e parë të Realit që nga transferimi i tij nga Real Betis.
Marquinhos është indetifikuar si mbrojtësi për të rregulluar problemet në mbrojtje të skuadrës së Zidanet.
Talenti i Athletico Bilbaos, Kepa Arrizabalaga shihet si e ardhmja e portës së Realit pas epokës së Keylor Navasit. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...